Lugina e Valbonës është kthyer në një atraksionin kryesor të turistëve Gjermanë, Austriakë, Nordikë dhe atyre vendas dhe Kosovarë.
Bukuritë përrallore të natyrës që ofron kjo luginë ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve.
Dy ditë më parë nga ana e Bashkisë Tropojë u çel sezoni turistik i kësaj krahine, ku nga ana e kryetarit të bashkisë Tropojë Besnik Dushaj, i’u bë thirrje të thithë turistëve vendas dhe të huaj që të vizitojnë krahinën e bukur të Tropojës dhe veçanërisht luginën e Valbonës.
Kryebashkiaku Dushaj evidentoi mikpritjen, ngrohtësinë, bujarinë, bukurinë e kësaj zone nga liqeni piktoresk i Komanit deri tek lugina e bukur e Valbonës dhe malet e Dragobisë.
Në hapjen e sezonit turistik për vitin 2016, kryebashkiaku Dushaj kishte organizuar dhe një aktivitet festiv, ku u kërcyen disa valle tradicionale të Tropojës, u kënduan rapsodi dhe në fund u luajt ceremonia e një dasme Tropojane.
Njëherësh aktiviteti ishte i organizuar me një panair ushqimi dhe veshje tradicionale e artizanale të zonës.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

FOTO