Bulevardi i ri i Tiranës
Basha: Projekti gati në mars

Bulevardi i ri i Tiranës<br />Basha: Projekti gati në mars
TIRANË – Bashkia e Tiranës do të nisë në muajin mars, projektin për bulevardin e ri të kryeqytetit, konkretisht segmentin nga Stacioni i Trenit deri tek lumi i Lanës.
Kryebashkiaku Basha gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit tha se 7 nga 20 arkitektë me njohur në botë do të paraqesin më 9 mars projektet per bulevardin e ri të Tiranës para një jurie ndërkombëtare.
“Në këtë mënyrë ne do të kemi një hap më afër, me përzgjedhjen e fituesit, nisjes së punës për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm zhvillimi për qytetin e Tiranës, sepse përtej vlerës monumentale, urbanistike, ambientale, estetike, qytetare është një aks i fuqishëm i zhvillimit urban të Tiranës, i zhvillimit ekonomik të Tiranës”, tha Basha.
Kryebashkiaku deklaroi se nga data 1 shkurt te gjitha shërbimet e biznesit do te përqendrohen ne një zyre te vetme duke reduktuar burokracitë. Përfaqësuesit e biznesit i parashtruan kryetarit Basha një sërë kërkesash, që pritet të marrin zgjidhje.

HIPOTEKAT
Ndërtuesit u ndalën tek çështja ende e pazgjidhur për një kategori ndërtimesh ende te pa hipotekuara. Premtimi i kryetarit Basha është që brenda vitit 2012 do të përfundojë çdo hipotekim objekti që ka mbetur pezull në vite.
“Hipotekimi do të fusë në treg 700 mln euro capital. Asnjë objekt me leje të bashkisë nuk do jetë pa hipotekë. Ky proces do përfundojë brenda 2012-s, edhe sikur të kërkojmë ndryshime ligjore”, tha ia.
Nga ana tjetër plani i ri urbanistik sipas kryebashkiakut do të ketë të mirëpërcaktuar hapësirat dhe dendësinë e ndërtimit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve