Bulevardi i Ri i Tiranës, IKMT "hedh
në erë" me eksploziv 3 kulla 30 m

Bulevardi i Ri i Tiranës, IKMT në erë" me eksploziv 3 kulla 30 m">
Në kuadër të ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës, IKMT ka shembur një objekt në rrugën "Siri Kodra" afër Stacionit të Trenit. Ndërtesa 30 metër e lartë është "hedhur në erë" nëpërmjet një shpërthimi të komanduar.

Në një lidhje telefonike për Report Tv drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici është shprehur se shembja e pjesshme e ndërtesës nuk kishte të bënte më një dështim. Kjo ndërtesë e përbërë nga tre kulla 30 metër të larta është bërë me rrëzim të pjesshëm për shkak të mbipopullimit të zonës.

"Po punohet për të rrëzuar këmbët e objektit. Kjo mënyrë e shembjes ishte e planifikuar nga ekspertët. Para se të bëhej shpërthimi është studiuar ambienti dhe objektet përreth dhe u vendos që kjo ishte mënyra më e mirë e shembjes.
 
Jo vetëm në Bashkinë e Tiranës por në të gjitha bashkitë e qyteteve do të jemi  të gatshëm të bashkëpunojmë"
, ka thënë Bici.


(Prononcimi i drejtoreshës së IKMT, Dallëndyshe Bici)

Për shembjen e ndërtesës janë përdorur 10 kilogramë tritol dhe janë hapur 120 vrima në gjithë sipërfaqen e saj. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm por nuk ka krijuar dëme për banesat që janë afër zonës.
 
IKMT po vijon punën për shembjen përfundimtare të ndërtesës, ndërkohë që specialistët shprehen se pas kësaj do fillojë puna për pastrimin e inerteve që do të hapin rrugën për vijimin e punës për Bulevardin e Ri të Tiranës.


(Pamje pas shembjes)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën