Bulevardi i ri i Tiranes, si do të
përdoren 61 milionë euro
Bashkia e Tiranës do të jetë institucioni që do të menaxhojë 61 milionë eurot për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Nga të cilat 7 milionë euro janë në formën e grantit të dhënë nga Qeveria e Katarit bashkisë së Tiranës, dhe 54 milionë euro janë hua që fondi i zhvillimit të Abu Dhabit i ka dhënë qeverisë shqiptare.
TIRANE - Projekti për zgjerimin e bulevardit të ri të Tiranës, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, është vënë në pikëpyetje. Kjo pasi, lideri i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se kur të vinte në pushtet do ta hidhte poshtë si plan. Por vetë kryebashkiaku Basha, ka lënë dje të kuptojë se qeveria e re nuk mund ta zhbëjë këtë projekt. "Ky vend ka një Kushtetutë, ka ligje dhe jam i bindur që Kushtetuta, ligjet, dhe dëshira e qytetarëve për ta parë qytetin e tyre më mirë do të prevalojë mbi çdo vullnet tjetër", - ka deklaruar ai.
MENAXHIMI I FONDEVE Ndërtimi i bulevardit të ri me gjatësi 1.8 km do të kushtojë plot 61 milionë euro para të cilat do të menaxhohen nga bashkia e Tiranës. Qeveria e Katarit nëpërmjet një granti prej 7 milionë eurosh që i ka dhënë bashkisë së Tiranës, ka marrë përsipër që të mbulojë shpenzimet e fazës së parë të këtij projekti ambicioz.
Vetë bashkia e Tiranës gjatë muajit prill 2013 ka kaluar në këshillin bashkiak të Tiranës, detyrimet financiare që rrjedhin nga ky grant, detyrime të cilat kapin shifrën e 200 milionë lekëve të reja.
Ndërkohë që pjesa tjetër e financimit për ndërtimin e këtij bulevardi, në shumën e 54 milionë eurove, është hua e marrë nga qeveria shqiptare nga fondi i zhvillimit të Abu Dhabit. Në mbledhjen e këshillit të ministrave të datës 22 maj 2013, qeveria miratoi këtë kredi dhe ia kaloi bashkisë së Tiranës si institucioni përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e saj.
Vendimi u publikua edhe në fletoren zyrtare të datës 3 qershor 2013. Sipas këtij vendimi këshilli i ministrave vendosi “të përcaktojë si autoritet kontraktues dhe zbatues të kësaj marrëveshjeje huaje Bashkinë e Tiranës, në cilësinë e agjencisë zbatuese të projektit. Shuma prej 240.000. 000 (dyqind e dyzet milionë) dirhamësh të Emirateve të Bashkuara Arabe (ose 64 mln dollarë) t’i kalojë përfituesit, Bashkisë së Tiranës, për të financuar zbatimin e projektit.
Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i delegohet përgjegjësia për menaxhimin e projektit, nënshkrimin e të gjitha kontratave për punë, mallra, shërbime, për zbatimin e projektit, si dhe për përcaktimin e strukturës përgjegjëse për menaxhimin financiar e teknik, për bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve për zbatimin e projektit”, - thuhet në vendimin e qeverisë së datës 22 maj 20013.
GARA Aktualisht bashkia e Tiranës ka hapur garën për të përzgjedhur firmën që do të marrë përsipër kryerjen e punimeve për zgjerimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Sipas bashkisë së Tiranës, kanë paraqitur interes 15 firma nga e gjithë bota, por vetëm 7 prej tyre kanë kaluar fazën e parë. Bashkia e Tiranës na shpjegon se emrat e këtyre 7 firmave nuk mund t’i bëjnë publike, pasi sipas rregullores, duhet të presin ofertat financiare të tyre, për të cilën kanë një muaj kohë në dispozicion.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35