Bulevardi i ri, Kosova: Le ta presë 
Rama shiritin, vetëm të nisë projekti 

Bulevardi i ri, Kosova: Le ta presë <br />Rama shiritin, vetëm të nisë projekti 
TIRANE - Në një bashkëbisedim me qytetarë të Tiranës pranë “Stacionit të Trenit” aty ku fillon projekti i Bulevardit të ri të Tiranës, kandidati i djathtë për bashkinë e kryeqytetit Halim Kosova, u shpreh se për të çuar përpara projektin është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë. Ai i bëri një thirrje Kryeministrit Rama që të vijë e të presë shiritin e nisjes së punimeve për këtë bulevard.

Unë ja kam thënë edhe Ramës se do ti shtrëngoj dorën. Ndaj  z. Rama le të vijë dhe të presë shiritin e  punimeve në këtë bulevard. Unë do ti shtri dorën e bashkëpunimit qeverisë për të çuar përpara këtë projekt”, tha Kosova.

Më tej, duke folur për kete projekt, Kosova u shpreh se do punojë për t'i dhënë shtysë një projekti me një vlerë prej 40 milion dollarë, të cilin ai do të arrijë ta menaxhojë më së miri duke marë parasysh edhe eksperiencat e mëparëshme në fushën e menaxhimit.
 
Do i japim shtysë një projekti, 40 milion dollarë. Është një shumë e konsiderueshme por nuk është një problem për tu menaxhuar duke pasur parasysh karrierën time n këtë fushë. Bulevardi i Ri me kushte bashkohore evropiane, e zgjeron bulevardin edhe një herë kaq. Nga 2 km shkon në 6 km. Tirana do të ketë 2 mushkëri dhe ky do të jetë objektivi i punës sonë në të ardhmen. Me këtë ne i shtojmë Tiranës punësimin, pasi bulevardi i shton 1.5 milion m2 punësim, do shtojmë lulishtet dhe gjelbërimin. Nga ky do përfitojnë 43 mijë banorë pasi bulevardi  do kalojë nga komuna e Paskuqanitqë, e cila për fat të keq së fundmi është lënë pas dore. Të gjitha këto investime në këtë pjesë të Tiranës do t'i japin asaj një pamje evropiane”, tha Kosova. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja. Com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin