TIRANË – Juria ka përzgjedhur sot pas mesditës dy projektet më të mira për ndryshimin e bulevardit kryesore të kryeqytetit dhe lumit të Lanës. Kryetari i jurisë, kryebashkiaku Lulzim Basha publikoi dy fituesit e konkursit ndërkombëtar ku morën pjesë 7 studio të njohura të arkitekturës në botë.
Sipas kryebashkiakut mes dy studiove Grimshaw dhe DAR do të përzgjidhet vetëm një, e cila më pas do të nisë zbatimin e projektit për ndryshimin e një prej pjesëve kryesore të kryeqytetit.

“U nisëm me besim të plotë se parnteriteti me 7 stduo do të na conte drejt një gare të fortë. Por, nuk prisnim një përfaqësim kaq dinjitoz për cdo qytet të botës që sollët me projektet tuaja. Na frymëzuat mua dhe qytetarët e Tiranës. Ky ishte një 24 orë i vlefshëm për arkitekturën tonë”, tha Basha.

Gjithashtu, një ditë pas prezantimit të 7 projekteve, juria ka vendosur edhe dhënien e çmimit “ Të inovacionit dhe koncepteve të reja pioner në arkitekturën urbane”. Dhe çmim u nda mes dy studiove: West 8 dhe KCAP.

KONSULTA QYTETARE
Sa i takon 2 projekteve fituese, në javët e ardhshme ato do të ekspozohen para qytetarëve dhe këshillit të rregullimit të territorit. Kjo do të thotë që për dy kompanitë do paraqiten çëshjte që shqetësojnë komunitetin dhe grupet e interesit. Në varësi të përgjigje do të vendoset projekti fitues dhe implementi i tij.

(aq/shqiptarja.com)