SOFJE, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur pas përmbytjet që e përfshinë qytetin Varna, të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që këto ditë përfshinë shumë zona të Bullgarisë, deklaroi sot ministri i Brendshë bullgar,Tsvetlin Yovtchev. Ndërkohë, shefi i policisë së Varnas, Nikola Kaltchev deklaroi dje në mbrëmje se policia deri në atë moment kishte gjetur trupat e pajetë të 10 personave të mbytur. Ai theksoi se nuk mund të saktësohet numri i saktë i personave të zhdukur, duke theksuar në këtë rast se pjesa më e madhe e Varnës është nën ujë. Disa zona të Bullgarisë ditët e fundit janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm dhe breshër, që kanë shkaktuar defekte në sistemin elektrik, ndërkohë që për këtë shkak mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike./ a.jor.
/Shqiptarja.com












