BULLGARI-Vërshimet e shiut që kanë përfshirë Bullgarinë që nga mbrëmja e së enjtes po vijojnë ende me intensitet të lartë duke shkaktuar një situatë kaotike, sidomos në verilindje të vendit. Në median vendase qarkullojnë disa foto që pasqyrojnë më mirë situatën.

Ato flasin për një gjendje shumë të keqe ku banorët e pjesës verilindore të vendit e përballojnë me shumë vështirësi katastrofën natyrore. Reshjet e shumta të shiut deri më tani kanë shkaktuar së paku 12 viktima, të gjithë nga qyteti bregdetar i Varnas.

Në mesin e trupave të pajetë janë edhe dy fëmijë. Autoritetet bullgare nuk kanë dalë ende me shifra për numrin e personave të zhdukur gjatë vërshimeve, duke deklaruar se gjendja është e rëndë të paktën në tre qytete në verilindje të vendit. Në një kohë që ende nuk dihet numri total i viktimave dhe personave të zhdukur në tragjedinë e shkaktuar nga reshjet, Bullgaria ka shpallur të hënën ditë zie në të gjithë vendin.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)