Bullgari, atentati ndaj izraelitëve
identifikohet kamikazi

Bullgari, atentati ndaj izraelitëve<br />identifikohet kamikazi
BURGAS- Shpërthimi në autobusin me turistë izraelitë ku mbetën të vdekur 8 persona dhe u plagosën 34 të tjerë ka qenë sulm kamikaz. Sipas bbc ka qenë një mashkull kamikaz që ka shpërthyer në aeroportin e Burgasit ne Bullgari. Kamikazi ka qënë i pajisur me dokumenta false amerikane, konfirmojnë autoritetet. Sot ne Bullgari mbërritën dhe avionët të cili do të tërheqin viktimat dhe të plagosurit e shpërthimit kamikaz.

Po sot policia shpërndau imazhin e të dyshuarit si personi që u hodh në erë. Nga fotot duket një mashkull I dobët, me flokë të gjatë, rreth të 35-tat që ecën para dhe mbrapsht i nervozuar duke mbajtur një cantë të madhe të zezë dhe një cantë, për kompjutera laptop. Imazhet janë marrë nga telekamerat e sigurisë. Emri i tij është Mehdi Ghezali, me nënshtetësi suedeze dhe origjinë algjeriane e finlandeze. Nga viti 2002 deri në 2004, Ghezali ka qenë i ndaluar në burgun amerikan të Guantanamo-s në Kubë. Autoritetet e burgut kishin kërkuar që të transferohej në një tjetër vend për të vazhduar burgimin dhe Ghezali përfundoi në duart e autoriteteve suedeze në vitin 2004, ku akuzat ndaj tij u harruan.

Ndërkohë Teheran i cili është akuzuar se është përgjegjësi I atentatit mohon me forcë përfshirjen e saj.

Burime të cituara nga BBC hedhin dyshimin se atentati mund të jetë pjese e nje lufte të fshehtë mes Iranit dhe Izraelit dhe ka një qëndrim mes analistësh të cilët e lidhin këtë ngjarje me sulmet e fundit ndaj shkenctarëve bërthamor të Iranit.

Te gjitha rrugët të çojnë në Iran, kështu është shprehur edhe kryeministri Benjamin Netanjahu në një deklaratë për shtypin të mërkurën dhe se Izraeli do t’i përgjigjet me forcë terrorit iranian. Atentati i ngjante perpjekjeve të tjera me tentativë objektivave izraelite ne Indi, Tajlandë, Azerbajxhan, Kenia dhe Qipro, tha kryeministri izraelit.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve