Bullgari, betohet presidenti i ri,
vendi në zgjedhje të parakohshme

Bullgari, betohet presidenti i ri,<br />vendi në zgjedhje të parakohshme
Presidenti i ri bullgar, Rumen Radev, ka bërë betimin ditën e djeshme në parlamentin bullgar.

Radev, një ish gjeneral 53-vjeçar i forcave ajrore bullgare, kandidoi me mbështetjen e Partisë Socialiste bullgare, duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Partia GERB, Rosen Plevenliev, i cili ishte edhe në pushtet.

Ndërkohë që Radev fitoi zgjedhjet presidenciale, vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi nuk është formuar një koalicion qeverisës, mes forcave politike.

Kreu i ri i shtetit Bullgar, shihet si shumë më miqësor me Rusinë se sa paraardhësi i tij, i cili konsiderohej si një udhëheqës pro perëndimor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat