Bullgari, fiton zgjedhjet parlamentare
pro-evropiani Borisov

Bullgari, fiton zgjedhjet parlamentare<br />pro-evropiani Borisov
Ish-kryeministri, pro-evropiani Boyko Borisov shpall fitoren e partisë së tij GERB, ndërsa vendi ditën e djeshme iu drejtua zgjedhjeve parlamentare.

“Disa muaj më parë, ne vepruam moralisht dhe dhamë dorëheqjen. Tani e vlerësojmë këtë mbështetje dhe përfundimi tregon kategorikisht se ne duhet të udhëheqim qeverinë, deklaroi Borisov.

Sipas sondazheve të zhvilluara nga shumë agjenci në qendrat e votimeve, GERB ka marrë më shumë se 32 për qind të votave.

Liderja e Partisë Socialiste (BSP) me orientim pro-rus, Korneliya Ninova pranoi humbjen, por tha se partia e saj do të përpiqet të krijojë një qeveri koalicioni nëse GERB-ja dështon të arrijë një maxhorancë në parlament.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë