Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Evropën prej një jave tashmë kanë shënuar viktimën e shtatë në Bullgari.

Sipas raportimeve të mediave lokale, dy viktimat e para që janë shënuar prej të ftohtit kanë qenë dy emigrantë irakianë, ndërkohë që raportohet se viktima e
fundit ishte një 50-vjeçar, në një fashat në jug të Bullgarisë.

Temperaturat në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, kanë shkuar në -18 gradë celsius, ku si pasojë e këtyre temperaturave është shënuar konsumi më i madh prej 20 vitesh i energjisë elektrike dhe gazit.

Numri i viktimave të shënuara nga temperaturat e ulëta në Evropë gjatë kësaj jave ka arritur në 65, ku pjesa më e madhe janë shënuar në Poloni.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com