Bullgari, presidenti Plevneliev
paralajmëron pasuesin për Rusinë

Bullgari, presidenti Plevneliev<br />paralajmëron pasuesin për Rusinë
Presidenti bullgar, i cili është drejt fundit të mandatit të tij, Rossen Plevneliev, ka paralajmëruar pasuesin e tij presione të mundshme nga Rusia dhe ka kritikuar politikën e jashtme që Putini është duke ndjekur.

“Putini është duke zhvilluar një politikë të shkeljes së të drejtave ndërkombëtare dhe kjo politik ka pasoja të rënda në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Bullgarinë”, është shprehur ai në një intervistë për televizioni bullgar “Nova”.

Presidenti në largim, Plevneliev, ka deklaruar se nuk është dakord me politikën e ndjekur nga presidenti rus, Vladimir Putin, e cila sipas tij është një politik e shekullit të 19-të, që kërkon të rikthejë në Evropë, ndarjen në zona influence.

Mandati i Plevneliev, mbaron më 22 janar, kohë kur drejtimi i shtetit i kalon pasardhësit të tij, Roumen Radev, të cilin e ka paralajmëruar se gjatë ditëve të para të mandatit të tij, do të përballet me prova të vështira nga Moska.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!