SOFIE - Qytetet kryesore të Bullgarisë janë pushtuar demonstrata paqësore kundër qeverisë, mafias dhe praktikës së mosndëshkimit të korrupsionit. “Ndryshe revoltës së turqve në sheshin Taksim kundër qeverisë që prej datës 14 qershor, në vendin që shtrihet në Detin e Zi ka pasur protesta të mëdha paqësore të cilat nuk janë raportuar nga mediat europiane”,-shkruan gazeta italiane “Il Corriere”.

Kryeministri socialist, Plamen Oresharski, në detyrë që prej tre javësh, ka kërkuar falje publike pasi ka emëruar një maniat të medias shefin e Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare pa miratimin e parlamentit, por ka refuzuar të japë dorëheqjen. Bëhet fjalë për Delyan Peevski, një biznesmen 32 vjeç, që ka në pronësinë e tij një perandori të vogël ndërtuar në disa rrjete televizive, faqe interneti dhe gazetash.

Ai është përfshirë në partinë në pushtet dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen edhe pse sheshet e Bullgarisë janë mbushur plot e përplot kundër tij. Pjesëmarrësit në protestë , thërrasin ''Mafia" dhe "Dorëheqje" duke kërkuar kështu rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Oresharski. Siç shpjegon “Economist” në një analizë të fundit mbi vendin më të varfër të BE-së, përherë e më shumë po del në skenë zgjedhjet e parakohshme.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)