SOFIE- Në Bullgari protestat të cilat vazhdojnë prej 40 ditësh arritën mbrëmë kulmin kur demonstruesit rrethuan ndërtesën e parlamentit dhe nuk lejonin të dilnin politikanë, gazetarë apo ministra që ishin brenda në godinë.
 
Vetëm sot në mëngjes policia theu kordonin e protestuesve që kishin bllokuar godinën e parlamentit bullgar dhe arritën të nxjerrin jashtë 100 ministra, politikanë dhe gazetarë të cilët ishin bllokuar brenda në godinë për më shumë se 8 orë.

Protestuesit thërrisnin “Dorëheqje” dhe “Mafia” dhe nga përleshje mes policisë dhe protestuesve raportohen edhe për të lënduar.  

Sot policia arriti të formonte një kordon në mënyrë që godina e qeverisë së Bullgarisë të ishte larg protestuesve.

Mbrëmë protesutesit të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë socialiste hodhën shishe plastike dhe objekte të tjera në drejtim të autobusit që po përpiqte të nxirrte jashtë deputetët të cilët në parlament kishin diskutuar masat buxhetore.

Nga hedhja e gurëve disa dritare të autobusit u thyen, ndërsa policia përpiqej të largonte protestuesit për ti liruar rrugën autobusit. Demostruesit thërrisnin “Vrasës” teksa policia përpiqej të lironte rrugën. Pas një ore makina u kthye sërish brenda në godinën e Parlamentit dhe u raportua se ka pasur dhe persona të lënduar me plagë në kokë
Rreth 109 persona,përfshi 3 ministra, 30 politikanë, gazetarë dhe punonjës të administratës së parlamentit ishin të bllokuar në godinën e Parlamentit informon kanali televiziv shtetëror. 7 protestues dhe 2 punojës policie janë plagosur gjatë përleshjeve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)