Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se janë të gatshëm që të rrisin patrullimet dhe të përfundojë gardhin  në kufirit me Turqinë, për të parandaluar ardhjen e migrantëve.

Jemi të gatshëm të mbrojmë kufirin shtetëror, ashtu siç edhe na e lejon ligji”, është shprehur për AFP-në, minsitri i Mbrojtjes, Sefan Tanevm, i cili ka shtuar se për momentin situata në kufi është e qetë dhe numri  i refugjatëve që kërkonë të hyjë ka rënë ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit.

Komenti i ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë ka ardhur pas përshakllëzimit të marrëdhënieve Turqi - BE, ku Ankaraja paralajmëroi një prishje të marrëveshjes që ka me Bashkimin Evropian në lidhej me refugjatët.

Më 16 prill, Turqia do të mbajë një referendum për të ndryshuar formën e qeversjes, kalimin nga ajo parlamentare në atë presidenciale.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com