BULLGARI-Pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë Serbinë dhe Bosnjën, vetëm një muaj më parë, një tjetër shtet ballkanik ka pasur të njëjtin fat. Bëhet fjalë për Bullgarinë, e cila mbrëmjen e së enjtes u përfshi nga shira të dendur.
Deri më tani raportohen të paktën 10 persona të vdekur pas përmbytjeve në Bullgarinë Lindore. Mediat ndërkombëtare raportojnë për një situatë të rëndë, sidomos në qytetin e Varnas, në afërsi të Detit të Zi. Sipas burimeve zyrtare, deri më tani flitet për disa persona që kanë humbur jetën, 11 të tjerë kanë arritur të shpëtojnë falë grupit të emergjencave, ndërkohë që shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Rrugët kryesore të qyteteve janë kthyer në lumenj, makinat e banorëve nuk duken, ndërsa niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër në disa zona. Kjo ka sjellë edhe probleme në lidhje me furnizimin me energji elektrike dhe komunikimin telefonik.
Sipas meteorologëve, shiu i rënë gjatë 24 orëve të fundit është i barabartë me vlerën e reshjeve të një muaji të tërë dhe kjo gjendje pritet të jetë e njëjtë edhe në orët në vijim. Grupet e emergjencave kanë arritur të shpëtojnë disa persona të cilët kishin hipur mbi çatitë e shtëpive në Kilifarevo, në Bullgarinë Qendrore.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com