Bullgaria kundërshton propozimin e BE-së për të hequr dorë nga vetoja integrimin e Maqedonisë së Veriut

Bullgaria kundërshton propozimin e BE-së për të hequr dorë nga vetoja integrimin e Maqedonisë së Veriut

Misioni i Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe krye diplomatit portugez Augusto Santos Silva për dhënien fund të bllokimit bullgar për hapjen e negociatave të integrimit për Maqedoninë e Veriut hasi në pengesën e parë në Sofje.

Pas takimit me Silvan e Varhelyin, kryediplomati bullgar, Svetllan Stoev tha se pozicioni i Sofjes nuk do të ndryshojë dhe se garancitë që Shkupi do ta zbatojë marrëveshjen dypalëshe të vitit 2017 mbeten kyçe.

"Jemi të hapur për dialog aktiv dhe të hapur me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe presim që fqinjët tanë të punojnë në frymën e sinqeritetit dhe konstruktivitetit”- deklaroi – Svetllan Stoev, Ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Varheji dhe Silva theksuan se konsultimet në Sofje ishin të rëndësishme për procesin e zgjerimit.

"Është e rëndësishme të dëgjojmë shtete të rëndësishme anëtare si Bullgaria rreth temës së zgjerimit. Jemi këtu për t’i dizajnuar bashkërisht me Bullgarinë hapat e radhës”- pohoi Oliver Varheji, Komisioneri i BE-së për Zgjerim.

"Ishte kyçe të dëgjonim propozimet dhe shqetësimet e Bullgarisë. E bëmë këtë përmes kanaleve të përshtatshme diplomatike. Puna më e madhe tashmë ishte kryer. Andaj ishte koha për takim sy më sy, konsultim politik këtu në Sofje që do të jenë kyçe për procesin në vijim”- tha Augusto Santos Silva, Ministër i Jashtëm i Portugalisë.

Dokumenti në të cilin mediat bullgare pretendojnë që kanë qasje, parasheh që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, pa kërkesën bullgare rreth prejardhjes së gjuhës maqedonase. Ndërsa çështja e përdorimit të emrit të shkurtër dhe të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut parashikohet të zgjidhet përmes deklaratave një paleshë. Ndërsa është i paqartë rekomandimi për angazhimin e ekspertëve të huaj në komisionin dypalësh të historisë.

Mediat në Sofje raportojnë gjithashtu se ky propozim është i papranueshëm për palën bullgare dhe se bëhet fjalë për presion ndaj Sofjes me versionin e ri të propozimit të vjetër të Berlinit, që vitin e kaluar Sofja e kishte refuzuar.

Varheji aktualisht gjendet në Shkup aty edhe ku do të zhvillojë takime me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen