BULQIZE-  Dy minatorë janë nxjerrë të asfiksuar nga niveli i 13-të i minierës së Bulqizës.

Mësohet se Destan Kola 47 vjeç dhe Ymer Koleshi 57 vjeç, kanë zbritur rreth orës 07: 20 minuta në galerinë e minierës, dhe gjatë punimit për të pastruar frontin janë asfiksuar nga gazrat. Rreth orës 09: 30 minuta 2 minatorët janë nxjerrë nga miniera me ndihmën e shokëve dhe grupit të avari shpëtimit.

Aktualisht ndodhen në spitalin e Bulqizës nën kontrollin e mjekëve. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i asfiksisë mund të ketë qenë shpërthimi me tritol që është bërë brenda galerisë në orët e vona të natës, gazrat e të cilit nuk mund të jenë pastruar mirë. Po punohet për të zbardhur shkaqet ndërkohë që në këtë galeri është ndërprerë puna.
(sg/shqiptarja.com)