BULQIZE- Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shqarr në komunën Muhër, ndërsa devijimi i rrugës nga një kamion që transportonte lëndë drusore ka rezultuar fatal për Drilon Qokën.
22-vjeçari ishte duke ecur në rrugë, në momentin kur kamioni devijoi rrugën, dhe lënda drusore e ka zënë poshtë atë.
Si pasojë, 22-vjeçari, Drilon Qoka, humbi jetën aksidentalisht.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çoi në humbjen e jetës së kalimtarit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com