BULQIZE- Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditj4es nga një makinë teksa po kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Arbrit në Bulqizë, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”.
Viktima është Gani Koci 30 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë.
Autori i ngjarjes po lëvizte me automjetin e tij tip “Benz” në drejtim të Shupenzës. Në përpjekje për të shmangur nga përplasja një lopë, drejtuesi i automjetit, Artur Kurti, ka goditur kalimtarin.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, që akne shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com