Bulqizë, mblidhet shtabi i emergjencës

Bulqizë, mblidhet shtabi i emergjencës
BULQIZË - Një stuhi dëbore e cila ka përfshirë rrethin e Bulqizës ka bërë që pasditen e sotme të mblidhet Shtabi i Emergjencave. Raportohet se gjatë mbledhjes u diskutua për evakuimin e banorëve nga zona, si shkak i bllokimit të një numri të madh zonash dhe reshjeve të dendura të dëborës të cilat vijojnë edhe në këto momente, çka ka çuar në përkeqësimin e situatës. Sakaq situatë e vështirë paraqitet edhe në qarkun e Kukësit ku temperatura ka shkuar deri në -10 gradë. Reshje të dendura dëbore dhe temperatura të akullta kanë përfshirë edhe qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarkun e Pukës temperaturat kanë zbritur në -11 gradë çka ka bërë që të bllokohet edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Gjithashtu prej borës dhe akullit është bllokuar edhe aksi rrugor Korçë-Ersekë, ku lëvizja e mjeteve është paralizuar prej disa kohësh dhe policia bën thirrje që të ndalet qarkullimi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024