Bulqizë, pritet të rifillojë
puna në minierë

Bulqizë, pritet të rifillojë<br />puna në minierë
BULQIZE- Minatorët e Bulqizës pritet të rifillojnë sot punën pas disa muajsh ndërprerje. Vendimi është marrë dje në një mbledhje mes ministrit të ekonomisë Nasip Naço, përfaqësues të kompanisë koncesionare ACR, Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave, AKBN-së dhe përfaqësues të sindikatës së minatorëve të Bulqizës.

Sot pritet të fillojë puna në nivelin e 12. 13. 14 dhe 15 të galerisë, pas ndërprerjes së punës që prej fillimit të muajit tetor kur një minator humbi jetën pas shpërthimit në minierë.

Në mbledhje u diskutua që minatorët të paguhen 100% dhe të shpërblehen njëkohësisht edhe me pagën e 13-të brenda datës 25 dhjetor.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online