Temperaturat të ulëta dhe moti i keq kanë pushtuar prej dy ditësh rrethin e Bulqizës, në të cilin gjatë natës së mbrëmshme ranë reshje dëbore, kryesisht në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Prej dëborës janë krijuar probleme për drejtuesit e automjeteve që transportojnë minatorët drejt firmave private të kromit, në zonën D.

Gjatë ditës së sotme reshjet vazhdojnë të bien duke rrezikuar edhe izolimin e disa komunave.

Duke qenë se vitet e shkuara në Bulqizë janë bllokuar disa herë rrugët nacionale, shefi i policisë së qarkullimit në rrethin e Bulqizës, Ardjan Balla u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me zinxhirë.