Bulqizë, tërhiqet kompania
"Empire Mining Corporation"

Bulqizë, tërhiqet kompania<br />"Empire Mining Corporation"
TIRANE- Skandal i ri në Bulqizë. Këtë herë, është ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që ka bërë një "hile" jo të vogël, e cila rrezikon të dëmtojë edhe më tej emrin - tashmë të komprometuar - të zonës më premtuese minerare të vendit. Kanadezët e "Empire Mining Corporation" njoftuan dje zyrtarisht se ndërpresin çdo lloj punimi në Shqipëri, për shkak se, në lejen e rinovuar të kërkimit të mineralit të kromit, të dhënë nga qeveria shqiptare, janë pakësuar koordinatat e zonës, së akorduar më parë për të, në sipërfaqe dhe në thellësi të nëntokës.

ZYRTARET
Ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm dhe president i firmës kanadeze, David Cliff, i cili ka bërë të ditur dje se autoritetet shqiptare janë përpjekur ta minimizojnë problemin. Si ministri Nasip Naço, ashtu edhe një nga këshilltarët e kryeministrit Sali Berisha, ka thënë ai për median, janë kontaktuar nga ana e drejtuesve të firmës. Ata u kanë thënë se veprimi ndaj tyre ka qenë thjesht pasojë e gabimeve të bëra nga Agjencia e Burimeve Natyrore. Po të ishte vetëm kjo, shtoi presidenti Cliff për agjencinë REUTERS, çështja do të mund të zgjidhej menjëherë, por ai konstaton se kjo "rrudhje" e lejes është akti i fundit i një serie zvarritjesh burokratike, me të cilat është hasur vazhdimisht kompania në Shqipëri.

VENDIMI
"Drejtuesit e kompanisë vendosën që e vetmja rrugë e mundshme është të ndërpriten punimet në Shqipëri dhe të pezullohet nga puna personeli i punonjësve në vend, deri sa licensat e kërkimit minerar të korrigjohen dhe të na jepen plotësisht licensat minerare", shtoi Cliff.
Sipas REUTERS-it, zyrtarët e METE-s nuk pranuan të bënin asnjë koment për ngjarjen.
Lejet
Presidenti kanadez deklaroi se, në përputhje me kërkesat e ligjit të ndryshuar shqiptar për minierat, "Empire Mining" aplikoi që në janar të këtij viti për të rinovuar automatikisht licensat dhe një gjë e tillë iu akordua nga METE më 30 tetor 2011. "Ndërkohë që ishim në pritje të lejes, kompania jonë u lejua të vazhdonte eksplorimin për mineralin e kromit në Bulqizë, por pa u lejuar që të kryente punime minerare", tha ai. Në shtator, kompania filloi shpimet për të zbuluar praninë e mineralit të kromit dhe doli se në minierën që u ishte akorduar për këtë veprim kishte një zonë me mineral të pasur dhe të shumtë në sasi.
Sipas ligjit të vjetër, kompania kanadeze lejohej të shiste mineralin, të cilin e zbulonte gjatë punimeve të shpimit, ndërkohë që ligji i ri kërkon që minerali të shitet vetëm kur të jepet një leje e posaçme shfrytëzimi. Qëllimi i "Empire", sipas Cliff-it, ishte që të grumbullonte mineralin e nxjerrë gjatë punimeve të kërkimit dhe njëkohësisht të aplikonte për leje shfrytëzimi.

BULQIZA
Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Problemi i kanadezëve ka të bëjë me zonën ku ata po kryenin punimet. Bulqiza është kthyer prej kohësh në një "Far Ëest", ku, për shkak të kërkesë së lartë dhe çmimit të rritur të kromit në tregjet e huaja, ka plasur një vazhdë skandalesh korruptive, shoqëruar me shkëmbime zjarri bandash në mes të qytetit, shembje galerish, greva urie shumëmujore, shitje licensash nën dorë, etj. Në këto afera janë përfshirë jo vetëm banditët ordinerë, por edhe ata që japin lejet, pra zyrtarët e METE-s.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu

Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu