BULQIZE- 4- vjeçari me inicialet I.H është përplasur për vdekje nga një mjet teksa po kalonte rrugën. Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në ksin rrugor Shupenzë-Peshkopi në vendin e quajtur Homezh të komunës Shupenzë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe vogëlushi gjeti vdekjen në spitalin e Maqellarës. Sipas policisë së qarkut të Dibrës i mituri po kalonte në anën tjetër të rrugës, bashke me dy fëmijë të tjerë, kur u përplas nga mjeti që po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com