BULQIZE-Të 700 minatorët e Bulqizës nuk i janë rikthyer sot punës, ndonëse ishin paralajmëruar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës pas kontrollit që përfaqësues të saj bashkë më drejtues të Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, dhe të Agjencisë Kombëtare të burimeve natyrore, zhvilluan dje në minierë.
Nga ana e përfaqësues të kompanisë ACR thuhet se ende nuk kanë një vendim me shkrim nga METE apo RISHM, për rifillimin e punës. Ndërsa METE deklaron se ACR nuk i ka përmbushur ende detyrimet e lëna, pa dhënë një datë konkrete për nisjen e punës.
Puna në minierë është ndërprerë prej gati 2 muajsh. Pas kontrollit të minierës, Përfaqësues të Repartit të Inspektim – Shpëtimit të minierave konkluduan dje se puna mund të rinisë në nivelin e 12-të, 13, 14 dhe 15-të të minierës ndërkohë që ka ende nevojë për riparime në disa zona të tjera të minierës.
Puna u ndërpre më 18 tetor kur nga shpërthimi në një prej galerive të Bulqizës, mbeti i vdekur minatori Naim Shyti, ndërsa 8 të tjerë morën plagë të lehta në trup. Shpërthimi ndodhi në galeritë që administroheshin nga kompania koncesionare ACR dhe për këtë firma u gjobit me një shumë parash.
/Shqiptarja.com