Bulqizë/ Arrestohen 3 persona, kanosën me armë gruan që të mos tregonte dhe rrëmbyen vajzën 15-vjeçare (Emrat)

Bulqizë/ Arrestohen 3 persona, kanosën me armë gruan që të mos tregonte dhe rrëmbyen vajzën 15-vjeçare (Emrat)

Foto ilustruese

3 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, nga policia e Bulqizës. Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç, Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë, janë arrestuar nga policia pasi kanosën mamanë e një vajze 15-vjeçe që kjo e fundit të mos i kallëzonte në polici.

Sipas dëshmisë së gruas në polici, vajza 15-vjeçare ka patur një lidhje me njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim, 30-vjeçarin me inicialet F.T. Dy netë më parë, këta persona kanë shkuar në banesën e gruas dhe nën kërcënimin e një arme kanë marrë vajzën 15-vjeçare.

Njoftimi i plotë:
 

Bulqizë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Dorjan Totraku, 29 vjeç

Izmir Gjetani, 24 vjeç

Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit).

E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T).

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale "Përkrahje e autorit të krimit", "Kanosja për të mos kallëzuar", kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale 
“Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, "Kanosja", parashikuar nga nenet 110, 278, 121/ a , 84, të Kodit Penal në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja