Bulqizë, arrestohet Ardian Duriçi

Bulqizë, arrestohet Ardian Duriçi
Bulqizë - Policia njoftoi sot arrestimin e shtetasit, Adrian Duriçi, me urdhër të Gjykatës së Lartë, pasi kjo e fundit kishte dhënë masën me “burg pa afat” për të.

Duriçi ka qenë i përfshirë në një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve rivale për kromin. Gjatë sherrit gjeti vdekjen një kalimtar i rastit, Femi Kurçani, dhe u plagosën tre të tjerë. Ngjarja ndodhi në 5 janar të këtij viti.

Gjykata e Peshkopisë kishte dhënë për të masën “arrest shtëpie”, ndërsa Gjykata e Lartë e kishte ndryshuar ne “burg pa afat”. Familjarët e tij pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Në datë 12 tetor në shtëpinë e Adrian Duriçit shpërtheu një sasi tritoli, por pa shkaktuar asnjë të lënduar apo viktimë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë