Aksident në Bulqizë, makina përplas 2 këmbësore, humb jetën 10-vjeçarja, 50 vjeçarja përfundon në spital! Shoferi shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë ku një automjet ka përplasur një grua dhe një vajzë. Fatkeqësisht e mitura ka ndërruar jetë në spital.

Të aksidentuarat Shqipe Shyti rreth 50 vjeç dhe 10 vjeçarja Brunilda Cami e cila ndërroi jetë Makina që drejtohej nga Nel Shyti ka qenë me shpejtësi të lartë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ndërsa gruaja e aksidentuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

"Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore. Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", thotë policia.

1618813532_Sequence03.00005916.Still001.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale