Bulqizë, Berisha: Do të ulet mosha
e pensionit të minatorëve

Bulqizë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Bulqiza vijon prezantimin e kandidatit për deputet në këtë qytet dhe shpalosjen e programit elektoral.
 
Në fjalën e tij, Berisha e vuri theksin te investimet e bëra në Bulqizë. Kryeministri e cilësoi ‘Rrugën e Arbrit’ si një nga projektet më madhore së bashku me ‘Boshtin e Jugut’.
 
Gjithashtu, Berisha u ndal dhe te miniera e Bulqizës, duke i siguruar banorët se Bulqiza do të jetë një nga minierat më të mëdha në Shqipëri. Ai siguroi se do të ulet mosha e pensionit të minatorëve në 55-vjeç si dhe do të rriten rrogat e tyre.
 
“Rruga e Arbrit është rruga e dytë e kombit. Ne do të donim që këto zhvillime të kishin ndodhur më parë, por ju garantoj se rimti i tyre nuk ka të ndalur. Bulqiza do të jetë një nga minierat më të mëdha në Shqipëri. I garantoj minatorëve se mosha e pensionit do të jetë 55-vjec”, tha kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.
 
Kryeministri i vendit theksoi miratimin e 3 ligjeve në Kuvend ditën e djeshme, i cili duhej të ishte votuar 236 ditë më parë.
 
“Rama i bllokoi 3 ligjet për interes të shqiptarëve apo për interes të tjetërkujt? CCdo shqiptar të reflektojë se cilat janë arsyet që e shtynë Ramën të dalë kundër 3 ligjeve. Rruga jonë nuk ka qenë pa vështirësi.

Ka qenë rruga e ndryshimeve të mëdha. Secili shqiptar ka firmën e heqjes së vizave, firmën e anëtarësimint në NATO, firmën e marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit si dhe firmën në statusin që do të marrim së shpejti”, përfundoi Berisha.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit

Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit