Bulqizë - Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për "Dhunë në familje", dhe "Shkatërrim i pronës".

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij pas një konfklikti të ndodhur në 3 janar të këtin viti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin  shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Shkatërrim i pronës", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

_________________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë