Bulqizë- Qyteti është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një shpërthim i fuqishëm me tritol në një automjet.
 
Nga të dhënat e para mësohet se makina e shpërthyer me tritol është e një biznesmeni kromi dhe se nuk ka të lënduar.
 
Në momentin e shpërthimit të eksplozivit në makinë nuk ka pasur asnjë person, pasi ka qenë e parkuar dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale të mjetit dhe objekteve përreth.
 
Policia pas njoftimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe nisur hetimet për zbardhjen.
 
Policia po heton në disa pista për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.


d.b/shqiptarja.com