Bulqizë - Një 44-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi godti me thikë një person tjetër.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 62-vjeçari ka marrë disa lëndime të lehta trupore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit M. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Boçevë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. K., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore”, njoftoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente








