Një 36-vjeçare ka tentuar  të vrasë me thikë bashkëshortin e saj në gjumë. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00 të kësaj të enjtë në Bulqizë. 

Pas një konflikti për motive banale, Rudina Basha 36 vjeç, ka qëlluar me 6 herë me thikë bashkëshortin e saj Besnik Basha 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Dibrës jashtë rrëzikut për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë autoren e plagosjes, por njëkohësisht ka vënë në pranga edhe Besnik Bashën, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar një armë zjarri pushkë model 63, si dhe një krëhër me 10 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com