BULQIZË-  Një 44- vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë pasi i janë gjetur në banesën e tij 10 kg kanabis.
 
Në pranga ka rënë Engjëllush Tola, banues në fshatin Viçisht.
 
Nëpërmjet një operacioni të koduar “Mëngjesi” Policia pasi kishte marrë informacione se në banesën e 44- vjeçarit kishte drogë, ka ushtruar kontrolle ku ka gjetur të fshehur në një çantë shpine brenda së cilës u gjetën 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me Kanabis.
 
Në video tregohen momente nga kotrolli në banesën e Engjëllush Tolës.
 
Kanabisi dhe çanta e shpinës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa mbi 44- vjeçarin rëndon akuza e “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Gjithashtu Policia njofton se po vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)