Bulqizë, kultivuan në një miniserë 150 fidanë kanabis që do i mbillnin në pyll, 3 të arrestuar! Sekuestrohen edhe 2 armë gjahu

BULQIZË- Një operacioni anti-kanabis i zhvilluar në Bulqizë ka çuar në pranga 3 persona. Sipas policisë në kuadër të operacionit antikanabis i koduar ‘Gracka’, u arrestuan shtetasit Agron Cami, 52 vjeç, Arlent Cami, 30 vjeç dhe Ermal Lika, 34 vjeç

Këta të tre persona sipas policisë kishin kultivuar bimë narkotike në një miniserë në fshatin Golevisht, dhe më pas do t’i transportonin në pyll, me kafshë pune, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.

Nga hetimi proaktiv rezultoi se këta shtetas kishin kultivuar në një miniserë, rreth 150 bimë narkotike, të cilat më pas kanë tentuar t’i transportojnë më kafshë pune, në pyll, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e Agron Cami, ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu që ai i mbante pa leje.    

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor