Bulqizë, LSI padit komisionerët:
U shitën te PS, PD dhe PDIU

Bulqizë, LSI padit komisionerët:<br />U shitën te PS, PD dhe PDIU
BULQIZE- Deputeti i Lëvizja Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka paditur komisionerët e qendrës së votimit nr. 1079 në Moçinë të Bulqizës për shkelje gjatë procesit zgjedhor më 25 qershor.
 
Përparim Spahiu deklaron se komisionerët e kësaj qendre janë paditur për arsye se në bashkëpunim kanë shtuar rreth 70 vota për PS, PD dhe PDIU.
 
“Me herët, pata njoftuar denoncimin për komisionerët e qëndrës së votimit 1079 në Bulqizë, ku në bashkëpunim kanë shtuar rreth 70 vota për PS, PD dhe PDIU. Besoj që nuk ka rrugë tjetër përveç se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, ajo e blerjes së komisionerëve” shprehet ai.
 
LSI edhe përmes kryetares edhe eksponentëve të tjerë ka akuzuar për shit-blerje të votave dhe tjetërsim të votës së qytetarëve.

Përparim Spahiu
Padia

dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit