Dy aksidente në Bulqizë dhe Elbasan/ Tre të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në vendin tonë. Dy automjete janë përplasur në Bulqizë nga ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Një prej tyre, është sjellë drejt Tiranës pasi ka pasur dëmtime të rënda.

Një tjetër aksident rrugor është shënuar në aksiden Elbasan-Peqin në afërsi të zonës së njohur si Ura e Zezë në fshatin Broshkë. Një automjet tip Benz është përplasur me një ford. Mësohet se në dy automjetet udhëtonin gjashtë persona. Drejtuesi i mjetit tip 'Benz', Mishel Shkurti duke ecur në korsinë e gabuar të rrugës ka përplasur mjetin tip 'Ford' me drejtues Blerim Minkën i cili kishte në makinë si pasagjerë dhe bashkëshorten dhe 2 fëmijët, ndërsa në automjetin tjetër ishin Shkurti dhe dy të rinj të tjerë. Blerim Minka dhe 3 familjarët e tij u dërguan në spitalin e Elbasanit me lëndime të lehta në trup, jashtë rrezikut për jetën. 

Shkak për këtë aksident mësohet të ketë qenë mungesa e ndrçimit dhe sinjalistikës në këtë aks rrugor.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë