BULQIZE - Ndërsa mesditën e të martës, një shtëpi është përfshirë nga flakët në një fshat të Bulqizës, duke u shkrumbuar plotësisht si dhe duke rrezikuar jetën e dy të moshuarve që jetonin në të.
Ngjarja ndodhi një fshatin Valikardhë të Bulqizës. Bashkëshortët Islam dhe Farie Zeneli kanë arritur t'u shpëtojnë flakëve, duke dalë në kohën e duhur nga shtëpia, pasi një shkëndijë elektrike është bërë shkak i flakëve.
Zjarrfikset e Bulqizës kanë mërritur me vonesë, megjithatë, edhe po të shkonin aty në kohë, e kishin të pamundur ndërhyrjen, për shkak të terrenit. Në këtë mënyrë, këtyre dy të moshuarve, por edhe fqinjve të tyre, nuk u ka mbetur asnjë mundësi përveçse të shikojnë shtëpinë teksa shkrumbohej, pa asnjë mundësi shpëtimi. Sipas ekspertëve, shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në katin e parë të banesës nga rrjeti i autorizuar.

(Pamjet e shtëpisë që po digjet dhe i zoti i saj, i pafuqishëm për ta shuar zjarrin)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com