Bulqizë/ “Toyota” del nga rruga, 2 të plagosur, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

Bulqizë/ “Toyota” del nga rruga, 2 të plagosur, transportohen me urgjencë drejt Tiranës

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në rrugën lidhëse me galeritë e kromit në Bulqizë, ku janë plagosur 2 persona. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:
Rreth orës 08.30, të mëngjesit është marrë njoftim se në rrugën që të çon në zonën D të galerive të kromit Bulqizë, ka ndodhur një aksident rrugor. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi V.D, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili po transportohet me ambulancë për ndihmë drejt Tiranës, dhe pasagjerët që udhëtonin shtetasit N.Sh, B.Gj, janë transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë