Një person ka mbetur i vdekur në Bulqizë pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga. Ai është Gafurr Suma, 43-vjeç dhe po drejtonte një kamion të ngarkuar me lëndë drusore.
Viktima shoqërohej edhe nga një person tjetër i cili ka mbetur i plagosur.
I plagosur ka mbetur Aleksandër Tola i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet të niset drejt spitalit të Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë këtë aksident, ndërkohë që policia po shkon drejt vendngjarjes.