TIRANE- Ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi në një prononcim për median jashtë kryesisë së Kuvendit akuzoi Ramën se po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë.
Deputeti demokrat Bumçi iu referua deklaratës që Rara bëri sot në një dalje të përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë George Ivanov. Bumçi i kërkon Ramës të shpjegojë çfarë është kjo politikë e cila zhbën themelet ku u bazua politika jonë e jashtme”
“Rama nuk përmendi në mënyrë specifike marrëveshjen e Ohrit që është dokumenti më i rëndëishmë bazë për marrëdhëniet ndëretnike.
Bëri një deklaratë të paprecedentë kur vuri shenjën e barazimit mes pakicës së maqedonasve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni. Nuk mund të vendoset shenja e barazisë mes një pakice këtu dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Në të gjitha raport e BE thuhet se Shqipëria respekton të drejtat e pakicës maqedonase. Rama defaktorizon Tiranën si një faktor tepër i rëndësishëm. Shqiptarët e Maqedonisë do të thonë se Tirana ka ndryshuar një qëndrim që është mbajtur prej 23 vitesh sa i takon stabilitetit të rajonit. Rama t’i shpjegojë çfarë është kjo politikë e cila zhbën themelet ku u bazua politika jonë e jashtme”- tha Bumçi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com