TIRANË- Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, në një konferencë për mediat akuzoi qeverinë se po godet diplomacinë, duke kaluar në listë pritje 52 profesionistë të këtij shërbimi. Sipas Bumçit këta profesionistë po zëvendësohen me persona pa statusin e diplomatit. Ish-ministri i Jashtëm Bumçi, theksoi se gjatë këtyre 4 muajve të qeverisjes Rama- Meta diplomacia shqiptare, si dhe mbrojtja dhe avancimi i interesave tona kombëtare kanë marrë një sërë goditjesh.
"Duke filluar me dëmin që iu bë marrëdhënieve me aleatin strategjik SHBA për çështjen e armëve kimike, ku superfuqia e botës u mbajt peng për dy muaj për një nga çështjet më të nxehta të sigurisë botërore për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin investuar në nivelin më të lartë. Këto ditë diplomacia shqiptare ka marrë një tjetër goditje të rëndë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Bushati ka nxjerrë në listë pritje 52 diplomatë karriere, të cilët kanë një mbrojtje të dyfishtë janë të mbrojtur jo vetëm nga ligji për nëpunësin civil por dhe nga ligji për shërbimin e jashtëm duke gëzuar status të dyfishtë. Ndërkohë, që janë mbajtur në punë persona pa statusin e diplomatit, pa përvoje për shkak të lidhjeve të tyre politike dhe nepotike", tha Bumçi.
DEVIJIMI I RADIKËS, BUMÇI: BUSHATI NUK MBRON INTERESAT KOMBËTARE
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, në një konferencë për mediat akuzoi mazhorancën se nuk mbron interesin kombëtar me politikën e ndërmarrë, zero probleme me fqinjët.
Duke përmendur rastin e devijimit të lumit Radika, Bumçi akuzoi drejtëpërsëdrejti ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin se nuk mbron interesat e shtetasve shqiptarë.
"Ministria e Punëve të Jashtme dhe qeveria shqiptare nuk mbron interesat kombëtare për shkak të motos “zero probleme me fqinjët”. Çfarë rezulton me zerimin e interesit tonë kombëtar", tha deputeti Bumçi.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com