TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, ka pritur sot në një takim kryetarin e Grupit Parlamentar për Integrimin në parlamentin hollandez, Mark Verheijen.
Gjatë takimit, Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e palës shqiptare për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, duke nënvizuar rëndësinë e dimensionit parlamentar të këtyre marrëdhënieve.
Duke falenderuar për mbëshjetjen e dhënë nga Hollanda në integrimin europian të Shqipërisë, Bumçi, informoi Verheijen edhe mbi progresin e bërë në këtë drejtim, duke siguruar se qeveria ka qenë plotësisht e angazhuar për të ecur përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian të vendit për të gjitha reformat e rëndësishme, të cilat do të përshpejtojnë ecjen përpara drejt anëtarësimit në BE.
Ndërkaq, në fjalën e tij, Verheijen, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve ndau të njëjtin mendim me Ministrin Bumçi lidhur me rëndësinë e dimensionit parlamentar të marrëdhënieve.
Ai vlerësoi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri dhe progresin e arritur prej saj në procesin e integrimit. Ai konfirmoi se Holanda mbështet zgjerimin e BE-së dhe në këtë kuadër, si dhe inkurajon Shqipërinë në plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com