Bumçi akuza Ramës: Gënjeve
diplomat në Preshevë nuk njihen

Bumçi akuza Ramës: Gënjeve<br />diplomat në Preshevë nuk njihen
TIRANE - Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka shprehur dje shqetësimin për mos respektimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për njohjen e diplomave të studentëve. Gjatë raportimit të përfaqësuesve të ministrisë së Jashtme dje në Komisionin e Jashtëm për mbedhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, Bumçi vuri në pikpytje deklarat e bëra nga kryeministri Edi Rama në 11 nëntor të vitit të kaluar, lidhur me njohjen e diplomave shqiptare në Serbi.

Bumçi kërkoi arsyet për të cilat kjo diplomë nuk është vënë  në zbatim, ndërkohë që nga ana e tij Sokol Hoxha, përfaqësuesi i Ministrisë në komision shpjegoi se marrëveshja është në rrugën e duhur për tu realizuar. “Ka marrëveshje fizike të realizuara dhe një declarative. Jemi në proces për realizimin e njohjes së diplomave”, u shpreh Hoxha.

Pas kësaj deklarate Bumçi e konsideroi kryeministrin gënjeshtar, për shkak se ka thënë një të pavërtetë kur premtoi se do njihen diplomat. “Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer publikisht. Sot pas 6 muaj s’kemi marrëveshje. Atëherë ai na ka premtuar për diçka që nuk është bërë ende”, u shpreh Bumçi. Gjatë mbledhjes së djeshme janë diskutuar edhe rrugët nëpërmjet të cilave Shqipëria mund ti vijë në ndihmë Kosovës për heqjen e vizave dhe anëtarësimit në BE.

Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve