Bumçi-Dade: Vizita e pritshme
e ministrit grek është pozitive

Bumçi-Dade: Vizita e pritshme<br />e ministrit grek është pozitive
TIRANË - Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Arta Dade dhe Aldo Bumçi e konsiderojnë vizitën e pritshme të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë si pozitive.
 
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Jashtëm, deputetja socialiste Arta Dade dhe demokrati Aldo Bumçi u shprehën se e mirëpresin këtë vizitë e cila sipas tyre është konfirmim se pala greke ka vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë.
 
“Është një lajm i mirë nëse të gjitha këto çështje trajtohen në një paketë ambicioze dhe të mos kemi më probleme të së kaluarës që të ndikojnë në mardhëniet Shqiptaro-Greke. Njohja e pavarsisë së Kosovës nuk është një çështje që diskutohet në Tiranë, Greqia ka bërë hapin në këtë drejtim, ka zyrën e saj të përfaqësimit në Prishtinë. Ministri i jashtëm i Kosovës z. Enver Hoxha është pritur zyrtarisht në zyrën e ministrit të jashtëm Grek me media, konferencë të përbashkët shtypi. Pra Greqia i ka bërë hapat drejt njohjes së Kosovës, pritet njohja e plotë dhe gjithastu çështjet e tjera të mbetura në axhendën dy palëshe. Mendoj që siç është çështja e detit, çështja e pronave të Shqiptarëve Çam dhe Shqiptarëve të tjerë në Greqi, të gjitha këto duhet të trajtohen absolutisht, duhet të trajtohen në një paketë ambicioze dhe të balancuar. Ka një vendim të Gjykatës të Kushtetutës Shqiptare i cili është i detyrueshëm për këdo brenda dhe jashtë vendit. Fakti që nëse është e vërtetë që ata janë gati të rishikojnë nga ana teknike do të thotë që janë të gatshëm që të rinegociojnë dhe ky është një lajm i mirë. Mendoj që dy vendet fqinje duhet ti trajtojnë çështjet dhe është në interesin e të dy palëve për ti zgjidhur çështjet. Unë shpresoj që zhvillimet e brendshme në Greqi në ditët që vijnë do mbahet një referendum, vendimi i atij referendumi është shumë i rëndësishëm për Greqinë do qendrojë në Euro apo jo, pasojat që sjell ky vendim Kur ka probleme të mdhaja në politikën e brendshme kjo zhvendos vëmendje nga politika e jashtme dhe e bën të vështirë që qeveritë të përballen me këto probleme të mdhaja, të ken energjinë e duhur edhe vullnetin për tu marr me çështjet e jashtme. Shpresoj mos të jetë ky rasti, shpresoj që të jetë një vizitë e rëndësishme për ti dhënë zgjidhje të gjithë çështjeve të axhendës dy palëshe.”,-u shpreh Bumçi.
 
 
Ndërsa Arta Dade u shpreh “Sigurisht që çdo ministër i jashtëm i vendeve që neve edhe na kanë mbështetur siç kurse është edhe Greqia është i mirëpritur dhe padyshim që nga negociatat do të dalin edhe produkte pozitive. Greqia është një vend që ka qenë vazhdimisht një avokat për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE. Ne do të dëshironim që ata ti kapërcenin problematikën që ka edhe të mbeten vend i BE përtej krizës që juve e keni ndjekur dhe besoj që ato çështje që neve i konsiderojmë dhe kemi vullnetin për ti zgjidhur besoj që do të zgjidhen përmes negociatave dhe padyshim duke mbetur një mardhënie mjaft pozitive midis Shqipërisë dhe Greqisë edhe për faktin tjetër që ju e dini kemi rreth 700 mijë emigrantë Shqiptarë që punojnë atje që janë integruar, fëmijët e tyre janë integruar plotësisht dhe padyshim që ne jemi mjaft të interesuar ashtu si edhe pala Greke dhe si dy vende që në rajon mund të japin efekte mjaft pozitive përmes bashkpunimit dy palësh.”
 
Sipas mediave greke, në vizitën e kreut të diplomacisë greke në Tiranë, do të shqyrtohen problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe. Pala grekë do të ulet në tryezën e bisedimeve me 7 propozime konkrete:
Korrigjimi teknik i skicimit të hartës për marrëveshjen e detit të nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegociim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike. 

Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.

Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Do propozohet ndërtimi i 3 varrezave për të rënët në Shqipëri.

Me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Kotzias do të diskutojë edhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Greqisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)