Më tej, ai ka përmendur dhe raportet e huaja dhe ardhjen e ekspertëve të huaj, që sipas tij, tregojnë rritjen e krimit janë vend. Nga ana e tij, ministri Bushati ka deklaruar se qeveria ka një plan ambicioz për të luftuar krimin, duke kërkuar dhe bashkëpunimin e vendeve dhe agjencive serioze.
Bumçi: Sa ndikon krimi dhe trafiku në procesin e integrimit? Raportet e huaja tregojnë për rritjen e krimit. Edhe fakti që vijnë ekspertë të huaj tregon shqetësimin e vendeve tjera. Shqipëria është baza në rajon e krimit të organizuar, ju keni dështuar.
Bushati: Krimi i organizuar nuk ka kufij. Ndonjëherë krimi është aq i sofistikuar. Qeveria ka një plan ambicioz për të luftuar krimin. Kemi kërkuar bashkëpunimin e vendeve dhe agjencive serioze për të luftuar krimin.
Tabaku: Përshëndes qeverinë për fondet që u dha për organet e Vettingut.
Bushati: Procesi i integrimit zgjat përtej një mandati qeverisës.
d.c./shqiptarja.com