Buna, Ana e Malit rrezikon sërish
përmbytjen, asnjë investim
VIDEO- Flasin drejtuesit vendore
Rritja e nivelit të lumit Buna ka kthyer dhe frikën e përmbytjeve tek banorët e komunës Ana e Malit, e cila ishte më e dëmtuara nga përmbytjet e kaluara. Sikur të ketë një javë reshje, do të ishte problem, sepse dhe mbrotja e komunës së Dajçit ka ndikuar për keq për fushën e komunës Ana e Malit sidomos në fshatin Obot.
SHKODER - Ka kaluar më shumë se një vit nga përmbytjet masive që përfshinë zonën fushore të Nënshkodrës por frika e përsëritjes vazhdon të jetë e pranishme dhe këto ditë.
Rritja e nivelit të lumit Buna ka kthyer dhe frikën e përmbytjeve tek banorët e komunës Ana e Malit, e cila ishte më e dëmtuara nga përmbytjet e fund dhjetorit 2010, fillim janarit 2011. Lumi Buna me një gjatësi prej 40 km përshkohet përmes komuna Dajc, Bërdicë, Velipojë dhe Ana e Malit.
Për specialistët e ujrave komuna e Ana e Malit është zonë ekspansioni në rast se rritet niveli i ujit të lumit Buna, çka do të thotë se si vitin e kaluar zona është më e rrezikuara nga përmbytjet.
"Në komunën Ana e Malit do të ketë probleme, sepse në brigjet e Bunës ku përfshin komuna Ana e Malit, nuk është bërë asnjë lloj investimi. Sikur të ketë një javë reshje, do të ishte problem, sepse dhe mbrotja e komunës së Dajçit ka ndikuar për keq për fushën e komunës Ana e Malit sidomos në fshatin Obot."- raportojnë drejtuesit vendorë për Zërin e Amerikes.
Gjatë këtij viti në zonën e Nën-Shkodrës u investuan rreth 10 milion dollarë për riaftesimin e sistemit mbrojtës të argjinaturave, por komuna e Anës së Malit mbeti jashtë këtyre investimeve.
Drejtuesit vendorë thonë se investimet për këtë zonë do të jenë vetëm këtë vit.
“Shqetësimet e banorëve vazhdojnë sepse nga përmbytja e madhe, të gjitha tokat janë nxjerrë dhe nuk janë punuar asnjë. Përmbytja ka lënë pasoja të mëdha dhe frika se mos përmbyten prapë, dhe e tërë fusha është e papunuar. Kemi bërë kërkesa dhe na janë kthyer përgjigje se kanë ardhur 111 milionë lekë të reja nga ministria e Bujqësisë që do të investohet këtë vit. Më shumë investimet do të bëhen në argjinaturë, pasi ka pasur shumë erozion. “
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45