Revista e njohur “Forbes” ka shpallur se modelja me të ardhura më të mëdha gjatë vitit të kaluar është braziliania Gisele Bundchen me rreth 42 milionë dollarë. Sipas kësaj reviste Bundchen, ka arritur të kalojë emra të njohur si Miranda Kerr, Kate Moss etj.

Fitimet e shumta të modeles kanë ardhur nga firmat e njohura të veshjeve si “H&M”, “Channel” etj. Madje revista “Forbes” ka shkruar gjithashtu se Bundchen ka mundur të kalojë edhe bashkëshortin e saj, yllin e futbollit amerikan Tom Brady sa i përket fitimeve të vitit të kaluar.

Ndërkohë në vend të dytë të këtij klasifikimi është renditur ish-modelja e firmës “Victoria’s Secret” Miranda Kerr me 7.2 milionë dollarë, ndërsa në vendin e tretë është renditur Adriana Lima me 6 milionë dollarë.

Për t’ u vlerësuar është edhe modelja Kate Moss, e cila edhe pas disa dekadave vijon të ruajë një vend në klasifikim me rreth 5.7 milionë dollarë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com